Sport
Guardiola i bëri të gjithë të qeshin me gafën e tij, shqiptoi gabimisht emrat e dy yjeve të Liverpoolit
Demokracia
15:28 | 25 Nëntor 2023

Share:

Manchester City dhe Liverpool do të luajnë sot (e shtunë) një derbi të madh në Ligën Premier në Etihad Stadium dhe tifozët e futbollit janë bërë të qeshin nga gafa e Pep Guardiolës në konferencën për shtyp para ndeshjes.

Duke folur për lojtarët më të mirë të Reds, Guardiola fillimisht përmendi Mohamed Salah, e më pas donte të thoshte se atje tani janë hungarezi Dominik Szoboszlai dhe holandezi Ryan Gravenber.

Por, trajneri i Cityt nuk mundi të shqiptonte mbiemrat e tyre dhe u bë objekt shakaje në rrjetet sociale.

Guardiola e quajti Szoboszlain si “Szvolazi”, dhe më pas tha “Gravener”, por korrigjoi veten duke thënë “Gravenberch”.

“Szvolazi” shumë shpejt u bë një mbishkrim viral në rrjetet sociale, dhe vetë Szoboszlai ka reaguar menjëherë në Instagram, duke komentuar në një nga postimet e rrjeteve sociale.

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024