Sport
Guardiola është fans i madh i tij – Man City rivalizon Arsenalin për yllin që kushton 100 milionë euro
Demokracia
21:11 | 28 Shkurt 2024

Share:

Manchester City thuhet se do të luftojë me Arsenalin për nënshkrimin e mesfushorit të Aston Villa, Douglas Luiz.

Football Insider raporton se Citizens i kanë vënë sytë brazilianit. 25-vjeçari ka shënuar 10 gola dhe shtatë asistime në 37 ndeshje në të gjitha garat.

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, thuhet se është një ‘fans i madh’ i Luizit. Strategu spanjolle mendon se braziliani ka shfaqur një përmirësim të dukshëm në Villa që nga largimi nga Etihad pesë vjet më parë.

Ekipi i Guardiolës vendosën një klauzolë riblerjeje në marrëveshjen prej 20 milionë euro që e çoi atë në Villa Park në 2019. Por, kjo tani ka skaduar dhe City do të duhet të paguajë vlerësimin e mesfushorit nga Villians, i cili është 100 milionë euro.

Citizens gjithashtu do të duhet të largojë konkurrencën nga admiruesit afatgjatë, Arsenali. Topçinjtë thuhet se kishin tre oferta me vlerë deri në 30 milionë euro të refuzuara nga Villa në verën e vitit 2022.

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024