Sport
Guardiola e krahason Fodenin me Messin pas derbit ndaj Man Utd
Demokracia
14:53 | 05 Mars 2024

Share:

Pep Guardiola e ka krahasuar anglezin  Phil Foden me Lionel Messin teksa ylli i Manchester Cityt vazhdon të përmirësojë lojën e tij.

Manchester City fitoi ndaj Manchester Unitedit në derbin e javës së fundit në Ligën Premier, falë një paraqitje brilante të Foden, i cili shënoi dy gola.

Paraqitja e tij ka bërë që Foden të lavdërohet nga të gjithë, por në veçanti nga trajneri i tij Guardiola, i cili mendon se lojtari i tij është po aq vendimtar sa Messi.

“Me lojtarë të mirë, ju mund të luani mirë – por ju duhet të fitoni ndeshje, dhe unë takova lojtarin më të madh ndonjëherë, ashtu sikurse Messi”, ka thënë Guardiola për Daily Mail.

“Ai mund të fitojë ndeshje dhe unë nuk dua të krahasoj sepse Phil është nuk është niveli i Leos, por ai po fiton ndeshje”, përfundoi spanjolli.

Fjalët e trajnerit të Man Cityt iu treguan Fodenit, i cili nuk beson se mund të krahasohet me legjendën argjentinase.

“Në asnjë mënyrë? Nuk mund të krahasoni askënd me Messin se ai është në botën e tij, por të dëgjosh këtë nga menaxheri është shumë bukur”, ka thënë Foden.

Në 6 ndeshjet e fundit, Foden shënoi 6 gola vendimtarë duke luajtur plot 90 minuta në çdo ndeshje dhe nuk është çudi që ai po krahasohet me legjendat e futbollit.

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024