Lajme
Grushti i papritur dhe deklaratat kontradiktore, sot gjyqi për dhunuesin e Berishës
Demokracia
09:53 | 09 Dhjetor 2022

Share:

Sot zhvillohet masa e sigurisë për 31-vjeçarin Gerti Shehu që 2 ditë më parë goditi me grusht krytarin e Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë protestës së opozitës.

Familjarët e tij kanë dëshmuar në polici se ai vuante prej kohësh nga probleme të shëndetit mendor dhe prej 5 vitesh kurohej.

Gjatë marrjes në pyetje Shehu nuk ka shfaqur pendesë për goditjen ndaj Berishës. Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar kartelat mjekësore të 31-vjeçarit.

Ai akuzohet për për goditje për shkak të detyrës dhe plagosje me dashje, ndërsa prokuroria pritët të kërkojnë masën “arrest me burg”.

Kjo seancë gjyqësore do të zhvillohet sot në orën 12.00.

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë në rrugën që lidh selinë e Partisë Demokratike me bulevardin Dëshmorët e Kombit. Gert Shehu, u shpëtoi nga duart truprojave dhe arriti që të godiste me grusht kreun e PD-së, Sali Berisha, teksa ky i fundit po marshonte për në bulevard. Ishte një goditje që nuk pritej nga Berisha i cili u rrëzua në tokë pasi u grushtua, por ndonëse me plagë në fytyrë i shkoi deri në fund skenarit të protestës. Menjëherë kanë ndërhyrë truprojat e Berishës dhe simpatizantët të Partisë Demokratike, të cilët kanë bërë të mundur neutralizimin e 31-vjeçarit. Pas arrestimit, para oficerëve të policisë Shehu ka thënë “Kisha inat personal”. I riu ka dhënë deklarata kontradiktore, pasi ndonëse në njërën ka thënë se kishte inat personal, në të tjerat mësohet se nuk ka dhënë arsye. 31-vjeçarit i është komunikuar masa e arrestit në Spitalin e Traumës.

Të ngjashme