Lajme
Grupi paramilitar famëkeq rus, Wagner: Në Serbi u krijua një qendër miqësie e bashkëpunimi
Demokracia
16:10 | 07 Dhjetor 2022

Share:

Grupi paramilitar Wagner, udhëheqës i të cilës është Yevgeny Prigozhin, biznesmen rus dhe bashkëpunëtor i ngushtë me presidentin rus Vladimir Putin, ka njoftuar në kanalin Telegram se në Serbi është formuar qendra e tyre kultururo-informative e miqësisë “Orly”.

“Ne nxitojmë t’ju prezantojmë me banorin e ri të Qendrës PMC Wagner – që është Qendra Kulturore dhe Informative ruso-serbe e miqësisë dhe bashkëpunimit Orly. Udhëheqës dhe ideolog i Qendrës është Aleksandar Lisov”, thuhet në Telegram.

Ata kujtojnë se në vitin 2017, “si rezultat i aktiviteteve të tij bamirëse”, autoritetet e Kosovës e kishin futur Lisovin në listën e personave të cilëve u ndalohet hyrja.

Ekipi i qendrës e quan misionin e vet si zbatim të diplomacisë publike, dhe se “qëllimi është forcimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve miqësore mes Rusisë dhe Serbisë”.

Duke reaguar në Twitter, Ivana Stradner, bashkëpunëtore hulumtuese në Fondacionin Amerikan për Mbrojtjen e Demokracisë dhe eksperte për luftën hibride, propagandën ruse dhe dezinformimin, ka thënë se disa muaj më parë kishte paralajmëruar këtë bashkëpunim.

“Para disa muajve kam njoftuar bashkëpunimin mes Rusisë dhe Serbisë në fushën e sigurisë së informacionit dhe njerëzit më kanë thënë se jam paranojake! Bashkëpunimi ndërmjet Qendrës Wagner dhe Serbisë po ndodh. Çfarë pjese të këtij mesazhi nuk e kupton Perëndimi?” – shkroi Stradner në Twitter.

Të ngjashme