Lajme
Grupi i tretë i haxhilerëve nga Kosova mbërrijnë në Xhide
Demokracia
21:08 | 27 Maj 2025

Share:

Grupi i tretë i besimtarëve nga Kosova, që kanë marrë rrugën drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin ka arritur shëndosh e mirë në Xhide.

Njofitmi u bë nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Në njoftimin e BIK-ut thuhet se ata janë pritur nga udhëheqësit e Drejtorisë së Haxhit të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe menjëherë janë nisur drejt Mekës, ku më pas edhe do ta kryejnë Umren.

Nga Kosova drejt vendeve të shenjta, në grupe të ndara kanë udhëtuar 1 mijë e 576 haxhilerë.

Të ngjashme