Arte
Grupi arbëresh Shega me koncerte në Kosovë e Shqipëri
Demokracia
16:29 | 15 Gusht 2021

Share:

Grupi muzikor arbëresh “Shega” do të nisë koncertet me Shqipërinë dhe Kosovën.

Një javë më parë grupi publikoi edhe albumin e parë me këngë arbëreshe.

Tashmë është publikuar dhe axhenda e koncerteve. Më 22 gusht grupi do të performojë në Mitrovicë në Green Fest, e më pas më 25 gusht Tek Reja në Tiranë.

Më 27 gusht grupi do të rikthehet në Kosovë ku do të performojnë në Prishtinë, në Rock United Fest, për tu rikthyer sërish në Shqipëri më 29 gusht në Dhërmi.

Grupi do të perfmojë këngët e albumit të ri si “Drita”, “Lumturi” dhe “Arianne”, të cilat janë regjistruar gjatë muajit qershor në studio muzikore.

Grupi Shega janë 5 të rinj arbëreshë nga ngulimi “Hora e Arbëreshëvet” janë bërë bashkë në sajë të pasionit për muzikën dhe për gjuhën e mëmës, të ruajtur prej gjashtë shekujsh.

Të ngjashme