Lajme
Grupet pro-izraelite dhe pro-palestineze përleshen në Afrikën e Jugut
Demokracia
19:57 | 12 Nëntor 2023

Share:

Policia e Afrikës së Jugut ka gjuajtur granata trullosëse dhe ujë me shtypje shumë të lartë, për të ndalur përleshjet midis demonstruesve pro-izraelit dhe pro-palestinez.

Demonstrata të shumta në mbështetje të të dyja palëve janë mbajtur për javë të tëra në qytetet kryesore të Afrikës së Jugut, ku partia në pushtet ANC ka qenë një mbështetëse e zjarrtë e kauzës palestineze për dekada.

Por vendi krenohet gjithashtu me komunitetin më të madh hebre në Afrikën Sub-Sahariane, disa prej të cilëve kanë organizuar demonstrata në mbështetje të Izraelit, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme