Lajme
Grupet e të drejtave të njeriut akuzojnë qeverinë holandeze për bashkëpunim në krimet e luftës në Gaza
Demokracia
16:25 | 04 Dhjetor 2023

Share:

Grupet e të drejtave të njeriut po e akuzojnë qeverinë holandeze për bashkëpunim në krimet e luftës në Gaza.

Këto organizata thonë se Holanda po shkel traktatet ndërkombëtare të armëve duke dërguar pjesë rezervë të avionëve luftarakë F-35 në Izrael.

Ato kanë bërë një lutje emocionale në gjykatën e Hagës, ku aty ngritën një çështje kundër shtetit holandez.

Që nga 7 tetori, një dërgesë e këtyre pjesëve rezervë i është dërguar Izraelit, edhe pse njerëzit në zyrën doganore dhe gjithashtu ekspertë ligjorë e kishin paralajmëruar qeverinë kundër saj, duke thënë se mund të përballet me sfida ligjore, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.

Organizatat thonë se këto F-35 po përdoren kundër popullatës civile në Gaza dhe kjo e bën Holandën bashkëfajtore.

Gjyqtarët nuk kanë vendosur nëse do të vendosin për këtë padi në 10 ditët e ardhshme.

Të ngjashme