Sport
Grumbullohet nga Kombëtarja, aksidentohet portieri i njohur
Demokracia
10:47 | 22 Mars 2022

Share:

Ish-portieri i Interit, Andrea Onana mëngjesin e sotëm ka bërë aksident me makinë, teksa po udhëtonte  për t’u bashkuar në grumbullimin e Kamerunit.

Portieri i Ajax-it për fat të mirë doli nga makina i padëmtuar, ndërsa Range Roveri i tij ishte i gjithi i shkatërruar pas përplasjes  me një fuoristradë.

Sipas raportimeve edhe personat që ndodheshin në makinën tjetër nuk kanë marrë dëmtime serioze.

Kameruni do të përballet me Anglinë për të zhvilluar mes tyre ndeshjen e “Play-off” e Botërorit.

Të ngjashme