Sport
Grumbullohet Kombëtarja e Kosovës në basketboll
Demokracia
14:40 | 23 Janar 2021

Share:

Kombëtarja e Kosovës në basketboll në kategorinë U16 në konkurrencën e meshkujve, është grumbulluar sot në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Më shumë se 50 basketbollistë janë thirrur në Prishtinë, të ndarë në dy grupe e të udhëhequr nga përzgjedhësi Dritëro Sefaja dhe nën monitorimin e Drejtorit të Përfaqësueseve të Kosovës, Granit Rugova dhe Drejtorit Teknik, Arben Krasniqi.

“Basketbollistët kanë dhënë maksimumin në grumbullimin e së shtunës. Nga ky grup, lista do të shkurtohet në 25 lojtarë, që do t’i vazhdojnë matjet gjatë javës së ardhshme. Matjet do të bëhen për të gjitha grupmoshat e Kosovës, në të dyja konkurrencat, në mënyrë që të jenë sa më të përgatitur për garat që do t’i zhvillojnë gjatë kësaj vere”, thuhet në njoftimin e FBK-së, transmeton Demokracia.com.

Kosova është organizatore e Kampionatit Evropian të Divizionit C për meshkuj U16, që do të mbahet gjatë kësaj vere në Prishtinë, pasi nuk ishte mbajtur për shkak të pandemisë me Covid-19.

Kosova U16 (M) do të jetë në Grupin B me Shqipërinë, Armeninë, San Marinon, Gjibraltarin dhe Maltën. /Demokracia.com

Të ngjashme