Lajme
Grumbullohen më shumë se gjysma e nënshkrimeve të nevojitura për shkarkimin e Atiq
Demokracia
16:12 | 17 Janar 2024

Share:

Anëtarja e grupit iniciues për shkarkimin e kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, Sanja Krtiniç, ka bërë të ditur se të mërkurën janë grumbulluar më shumë se gjysma e nënshkrimeve të nevojitura për nisjen e procesit të shkarkimit të Atiqit.

“Jemi shumë të kënaqur me reagimin e qytetarëve duke qenë se kjo është vetëm dita e parë e mbledhjes së nënshkrimeve. Kemi mbledhur më shumë se gjysmën e 3 mijë e 640 votave të nevojshme”, ka bërë të ditur Krtiniç.

Krtiniç ndër të tjera ka deklaruar se procesi ka kaluar pa ndonjë incident ose parregullsi.

Qytetarët në Mitrovicën e Veriut, të mërkurën në mëngjes janë grumbulluar afër sallës së sportit në këtë komunë, për të nënshkruar peticionin e shkarkimit të kryetarit, Erden Atiq.

Numri i qytetarëve të cilët janë grumbulluar në sallën e sporteve afër stacionit të autobusëve në këtë komunë për të nënshkruar peticionin është relativisht i lartë.

Para sallës së sportit ishte e pranishme edhe Policia e Kosovës, e cila po monitoron të gjithë procesin.

Në grumbullin e qytetarëve janë parë edhe ish-krerët e Listës Serbe dhe ish-kryetari i Mitrovicës së Veriut nga kjo parti.

Të ngjashme