Lajme
Grumbullimi i mbeturinave në Prishtinë, nënkryetari: Kërkojmë falje për këtë gjendje
Demokracia
14:18 | 24 Maj 2022

Share:

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka kërkuar ndjesë për stërmbushjen e kryeqytetit me mbeturina si dhe thotë se janë duke e zhbllokuar këtë situatë.

Zogaj përmes një postimi në “Twitter” ka thënë se kompania për menaxhimin e deponive nuk po e lejon kompaninë ‘Pastrimi’ të bëj zbrazjen e mbeturinave, për shkak të borxhit.

“Kërkojmë falje për këtë gjendje! Kompania për menaxhimin e deponive nuk po e lejon Kompaninë ‘Pastrimi’ të bëj zbrazjen e mbeturinave, për shkak të borxhit që kjo e fundit i ka të parës! Jemi duke e zhbllokuar këtë situatë, në mënyrë që të vazhdojmë me grumbullim të mbeturinave”, ka shkruar ai.

Të ngjashme