Sport
Grumbullimet e radhës të basketbollistëve U20 të Kosovës
Demokracia
14:22 | 26 Maj 2022

Share:

Kombëtarja e Kosovës U20 në konkurrencën e meshkujve do të ketë grumbullimet e radhës.

Grumbullimet do të mbahen të premten, shtunën dhe të dielën.

Përzgjedhësi i kësaj grupmoshe Dritëro Sefaja për këto grumbullime ka ftuar 16 lojtarë dhe do të ketë mundësi të shohë nga afër basketbollistët, për të zgjedhur 12 shen përfundimtare.

Kosova U20 te meshkujt është në grup me Suedinë, Gjeorgjinë, Maqedoninë Veriore dhe Austrinë. Kampionati mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë nga 15 deri më 24 Korrik.

Grumbullimet

E premte 16:30-18:00 Shkolla Fillore MODEL

E Shtunë 13:00-15:00 Shkolla “ISP Marigona”

E diel 14:00-16:00 Shkolla Fillore MODEL

Lista e gjerë:

  1. Don Polloshka
  2. Fatlind Shoshaj
  3. Hajriz Hajzeri
  4. Denis Zenelaj
  5. Albin Berisha
  6. Adhurim Alijaj
  7. Visar Ejupi
  8. Donat Rexhepi
  9. Albion Imeri
  10. Shpat Syla
  11. Bardh Istrefi
  12. Drilon Shala
  13. Enver Memcaj
  14. Dion Sheqiri
  15. Shendrit Llapi
  16. Albin Rexhepi./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024