Deputeti i sapozgjedhur nga radhët e PDK-së, Përparim Gruda, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për pengimin e këtij procesi të konstituimit të Kuvendit.
Ai ka deklaruar se kjo parti, megjithëse fituese relative e zgjedhjeve, po vepron në kundërshtim me frymën kushtetuese duke penguar formimin e Kuvendit përmes një këmbënguljeje të pakuptimtë.
Gruda theksoi se PDK nuk pranon të shtyhet drejt një mënyre të votimit që nuk respekton parimet ligjore.
“Gjasat janë që të ndodh e njëjta, sepse siç e shihni, partia që është fituese relative e zgjedhjeve nuk do që ta konstituojë, dhe nuk do që të sillet në mënyrë kushtetuese dhe ligjore, por do që me një këmbëngulje të pakuptimtë ta bllokojë procesin e konstituimit të Kuvendit, dhe ne nuk duam që të vendosemi në një pozicion ku na imponohet një mënyrë e votimit”, u shpreh Gruda në “Rubikon”.