Lajme
Gruda: Marrëveshja e Ohrit është autonomi politiko-territoriale për serbët
Demokracia
09:59 | 20 Prill 2024

Share:

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Përparim Gruda, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, i cili po merret me marrëveshjet që janë nënshkruar më herët në kuadër të procesit të dialogut të Brukselit.

Ai ka thënë se shefi i qeverisë duhet të merret me degradimin procesit që ia ka bërë ai.

Në një intervistë në “Interaktiv” të KTV-së, Gruda ka thënë se Marrëveshja Bazike, të cilën e ka bërë kryeministri Kurti është shumë më e dëmshme se marrëveshjet paraprake.

Sipas tij, marrëveshja e fundit është është autonomia politiko-territoriale për serbët.

“Deri në ardhjen në krye të Qeverisë të Kurtit, njohja ka qenë qëllimi final i dialogut. Këtë e ka thënë edhe SHBA-ja. Njohja reciproke është zhdukur nga gjuha diplomatike në këto tre vjet. Kurti ka bërë vetëm hapa mbrapa. Thelbi i Marrëveshje së Ohrit është autonomia politiko-territoriale për serbët. Kurti e ka futur autonominë e serbëve në Kosovë me nenin 7 të marrëveshjes. Serbët do të menaxhojnë financat, do të kenë sistem të vet të arsimit, do të kenë të drejtë të blejnë mall nga Serbia, madje edhe pa paguar Doganë, do të kenë planifikimin hapësinor”, ka thënë Gruda.

Të ngjashme