Lajme
Gruaja tenton ta therë me thikë burrin e vajzës së saj në Prishtinë
Demokracia
09:33 | 08 Gusht 2021

Share:

Një grua është ndaluar për 48 orë në Prishtinë, pasi kishte tentuar ta therë burrin e vajzës saj me thikë.

Sipas viktimës e dyshuara me vete kishte pasur një thikë me të cilën kishte tentuar që ta sulmojë atë, mirëpo nuk kishte arritur pasi që ankuesi ia kishte larguar thikën nga dora.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak se kishte shkuar në shtëpinë ku banon me qira viktima mashkull kosovar bashkëshorti i vajzës së saj. Sipas viktimës e dyshuara me vete kishte pasur një thikë me të cilën kishte tentuar që ta sulmojë atë, mirëpo nuk kishte arritur pasi që ankuesi ia kishte larguar thikën nga dora. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një thikë. Viktimës dhe te dyshuarës iu është dhënë ndihma mjekësore, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarës i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në raport /Demokracia.com/.

Të ngjashme