Lajme
“Gruaja që mbikëqyri rrugën e lirisë së Kosovës”, Rama reagon pas vdekjes së Albright
Demokracia
20:19 | 23 Mars 2022

Share:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas vdekjes së ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, raporton Demokracia.com.

Rama përmes një postimi në rrjetin social ka publikuar një fotografi të ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, dhe ish-sekretares amerikane, Madeleine Albright.

Rama e ka cilësuar Albright si grua që mbikëqyri rrugën e lirisë së Kosovës.

“Lajm i trishtueshëm ndarja nga jeta e Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright, gruaja që mbikëqyri rrugën e lirisë së Kosovës”, ka thënë Rama./Demokracia.com/

Të ngjashme