Lifestyle
Gruaja që fitoi në lotari tha se numrat fitues i kishte përzgjedhur nga ëndrra e burrit
Demokracia
10:07 | 26 Janar 2021
Deng Pravatoudom

Share:

Deng Pravatoudom, 57 vjeçare nga Toronto, Kanada, ka luajtur lotari për dy dekada me radhë, duke përdorur gjithmonë të njëjtit numra, të cilët burri i saj i kishte parë ëndërr para njëzet viteve.

Në dhjetor të vitit të kaluar, ëndrra e burrit të saj u bë realitet pasi kur ajo fitoi 60 milionë dollarë, shkruan CNN dhe përcjell Demokracia.com

Më 1 dhjetor ajo kishte shkuar të paguajë disa fatura, derisa burri i saj ishte ndalur të kontrollojë tiketat, me ç’rast sheh se numrat me të cilët luajnë tashmë 20 vjet dolën te jenë numrat e fitores.

Me këtë shumë marramendëse të parave, burrë e grua thanë se do të blejnë shtëpi, do t’ua ndajnë fëmijëve paratë dhe, porsa të mbarojë pandemia, do ta shëtisin botën. /Demokracia.com

Të ngjashme