Ylli i Milanit, Zlatan Ibrahimoviq ishte i pranishëm në festivalin “Sanremo”.
Derisa rruga ishte e bllokuar, sulmuesi me prejardhje boshnjake gjeti një mënyrë tjetër për të shkuar atje, shkruan Demokracia.com.
Një shofer me motoçikletë befasisht e dërgoi Ibrahimoviqin në festival, gjë për të cilën mbeti i hutuar.
“Po kthehesha në shtëpi dhe më pyetën nëse mund ta dërgoja Ibrahimoviqin në ‘Sanremo’, dhe unë menjëherë pranova”, ka thënë shoferi Franco.
“E thirra gruan time dhe i thash se jam duke e vozituar Ibrahimoviqin, ajo nuk më besoi”, tregon ai.
Franco nuk i kërkoi asnjë pagesë sulmuesit, por vetëm një fanellë. /Demokracia.com