Lajme
Gruaja nga Mitrovica raporton se një person e ngacmoi seksualisht nga vetura
Demokracia
09:58 | 02 Shtator 2022
Ilustrim

Share:

Një grua nga Mitrovica ka raportuar në Polici se derisa ka qenë në rrugë, një person i panjohur nga vetura e ka ngacmuar seksualisht.

Policia përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se janë shoqëruar në polici i dyshuari dhe dëshmitari.

“NGACMIM SEKSUAL /Mitrovicë 01.09.2022 – 13:00. Ankuesja femër kosovare ka informuar se derisa ka qenë në rrugë një person i panjohur nga vetura e ka ngacmuar seksualisht”, thuhet në raportin e PK-së.

Në lidhje me rastin janë shoqëruar i dyshuari dhe dëshmitari meshkuj kosovarë të cilët janë intervistuar lidhur me rastin, dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt./Demokracia.com/

Të ngjashme