Lajme
Gruaja nga Durrësi sjellë në jetë trinjakë
Demokracia
16:09 | 06 Shkurt 2023

Share:

Një lajm i mrekullueshëm vjen nga Materniteti “Mbretëresha Geraldinë”. Familja Gashi nga Durrësi janë bekuar me trinjakë dhe përmes një foto të postuar në rrjetet sociale, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka ndarë me të gjithë gëzimin e familjes.

Sakaq, ka bërë të ditur se nëna e tyre, Iva ka falënderuar të gjithë stafin për lindjen e shëndosh të bebushave.

“Gëzim i madh për familjen Gashi nga Durrësi, që gëzohen me trinjakë.

Nëna e tyre Iva ka veçse fjalë falënderimi e mirënjohje për kujdesin e jashtëzakonshëm të stafit të për lindjen shëndosh e mirë të trinjakëve”, ka shkruar Manastirliu krahas fotos së ëmbël.

Të ngjashme