Lajme
Gruaja në Prishtinë dyshohet se i është nënshtruar testit të gjuhës së huaj në emër të tjetër kujt
Demokracia
09:31 | 02 Prill 2023
Ilustrim

Share:

Policia ka njoftuar se një grua ka kryer veprën penale “Falsifikim”.

Në raportin e Policisë thuhet se gruaja dyshohet se të shtunën i është nënshtruar një testi të gjuhës së huaj, në emër të një personi tjetër në këmbim të parave.

“FALSIFIKIM/Prishtinë 01.04.2023, NN. Raportohet se e dyshuara femër kosovare, ka kryer veprën penale falsifikim duke iu nënshtruar testit të gjuhës së huaj, në emër të një personi tjetër në këmbim të parave”, thuhet në raportin e PK-së.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./Demokracia.com/

Të ngjashme