Bashkëshorti i një gruaje një Istog ka raportuar se kjo e fundit ka tentuar të vetëvritet katër-pesë herë muajve të fundit.
Siç njoftohet në raportin e Policisë, kjo pasi që dy persona po e shantazhojnë atë me publikimin e fotografive intime.
“Istog 22.01.2022 – 21:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se bashkëshortja e tij viktima femër kosovar e katër-pesë herë ka tentuar të vetëvritet muajve të fundit. Dyshohet se dy të dyshuar kosovarë, janë duke e shantazhar në vazhdimësi me publikimin e disa foto intime të viktimës. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.