Kuriozitete
Gruaja më e vjetër në botë vdes në moshën 119 vjeçare
Demokracia
11:48 | 25 Prill 2022

Share:

Një grua japoneze e certifikuar si personi më i vjetër në botë ka vdekur në moshën 119-vjeçare, thanë zyrtarët lokalë të hënën.

Kane Tanaka lindi më 2 janar të vitit 1903, në rajonin jugperëndimor Fukuoka të Japonisë.

Tanaka ishte në gjendje relativisht të mirë shëndetësore deri vonë dhe jetonte në një shtëpi pleqsh, ku i pëlqente lojërat në tavolinë, zgjidhjen e problemeve matematikore, pijet e gazuara dhe çokollatën.

Në vitet e saj të reja, Tanaka drejtonte biznese të ndryshme. Ajo u martua me Hideo Tanaka një shekull më parë në vitin 1922, duke lindur katër fëmijë dhe duke adoptuar një të pestë.

Ajo kishte planifikuar të përdorte një karrige me rrota për të marrë pjesë në stafetën e pishtarit për Lojërat Olimpike të Tokios në vitin 2021, por pandemia e pengoi atë ta bënte këtë.

Kur Rekordet Botërore të Guinness e njohën atë si personin më të vjetër në jetë në vitin 2019, ajo u pyet se në cilin moment ishte më e lumtur në jetë. Përgjigja e saj ishte: “Tani”.

Rutina e saj e përditshme përshkruhej në atë kohë si zgjimi në orën 06:00 të mëngjesit dhe pasditet e kaluara duke studiuar për matematikën, njofton KlanKosova.

Japonia ka popullsinë më të moshuar në botë, sipas të dhënave të Bankës Botërore, me rreth 28 për qind të moshës 65 vjeç e lart.

Personi më i vjetër i gjallë i verifikuar nga Guinness ishte francezja Jeanne Louise Calment, e cila vdiq në moshën 122 vjeç e 164 ditë në vitin 1997.

Të ngjashme
Kuriozitete • 19 Maj 2024
Kuriozitete • 17 Maj 2024