Një grua kineze është bërë lajm në mbarë botën për faktin se ka përjashtuar tre fëmijët e saj nga testamenti, duke ia lënë të gjithë trashëgiminë kafshëve shtëpiake që mbante.
E moshuara nga Shangai, me mbiemrin Liu, ka vendosur të lërë pasurinë e saj prej 20 milionë juanë, ekuivalente me 2.59 milionë euro, për qenin dhe macen e saj.
Përballë neglizhencës së njerëzve të saj të dashur, ajo vendosi t’ia ndante pasurinë dy kafshëve të saj shtëpiake që i bënin gjithmonë shoqëri.
Në këtë mënyrë, sipas testamentit të Liut, të gjitha paratë duhet të përdoren për t’u kujdesur për kafshët e saj dhe pasardhësit e tyre, nëse qeni dhe macja do të kenë në të ardhmen. Për këtë, ajo ka caktuar një klinikë veterinare lokale si administratore të trashëgimisë së saj.