Lajme
Gruaja goditet me thikë teksa ndërhyn në rrahjen e burrit me të tjerët
Demokracia
09:22 | 09 Maj 2023

Share:

Një grua në Prishtinë ka raportuar në polici se gjatë ditës së djeshme derisa ka ndërhyre për t’i ndarë gjatë një rrahjeje burrin e saj dhe dy të dyshuar meshkuj, njëri nga ta e ka goditur me thikë në dorë duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati.

“Ankuesja kosovare ka raportuar në polici se derisa ka ndërhyre për ti ndarë gjatë një rrahje burrin të saj dhe dy të dyshuar meshkuj kosovar njëri nga të dyshuarit e ka goditur me thikë në dorë duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati”, thuhet në raport.

Të ngjashme