Një grua e paidentifikuar nga Australia ka fituar 100 mijë dollarë nga një biletë lotarie gërvishtëse, që fillimisht e kishte hedhur duke menduar se kishte humbur.
“Kur e gërvishta biletën për herë të parë, mendova se nuk ishte mirë dhe e hodha në kosh. Burri im më tha: ‘Ta shohim sërish’ dhe e shikoi e më tha: ‘Ti ke fituar!’, u tha gruaja zyrtarëve të lotarisë.
“Më vjen mirë që nuk e hodha këtë biletë. Mendoj se do të më duhet ta ndaj këtë çmim me burrin tim tani”, shtoi ajo.
Ajo vuri në dukje se me këto para do t’i ndihmojnë fëmijët e tyre dhe se ajo mund të blejë një veturë më të mirë.