Sport
Gruaja e Valon Behramit, Lar Gute –Behrami e pandalshme, i prinë renditjes së përgjithshme
Demokracia
20:11 | 01 Mars 2021

Share:

Zvicerania Lar Gut-Behrami e fitoi garën e lëshimit për Kupën e Botës që u mbajt të shtunën në Val Di Fassi të Italisë me kohën 1:25,53, kurse në vendin e dytë  u renditë bashkëpatriotja e saj Corine Suter (+0,32), transmeton Demokracia.cm.

Për Gut-Behramin, bashkëshorten e futbollistit tonë Valon Behrami, kjo është fitorja e katërt me radhë në Kupën e Botës.

Në lëshim  e para u rendit  Sofia Goggia(Ita) më 480 pikë, e dyta është Suter më 410 pikë, kurse e treta renditet Gut-Behrami, më 383 pikë.

Në renditjen e përgjithshme skitarja zviceriane prinë me 1,147 pikë, para sllovakes Petra Vihova , që ka 107 pikë më pak (1,040), kurse e treta  renditet skitarja zvicerane Michelle Gisin , më 872 pikë. /Demokracia.com

Të ngjashme