Lajme
Gruaja e një serbi nga Kosova i bën thirrje Petkoviqit që të mos gënjejë: Askush nuk e ka ndjekur burrin tim për ta arrestuar
Demokracia
14:10 | 19 Qershor 2023

Share:

Gruaja e njërit prej serbëve të Kosovës, Jelena Zhivkoviq ka kundërshtuar deklaratën e të drejtorit të ashtuquajtur Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviq, duke thënë se Policia e Kosovës nuk e ka ndjekur për ta arrestuar burrin e saj që është shok i Milun Milenkoviqit “Llune”.

Ajo ka thënë se nuk janë të vërteta deklarimet e Petkoviqit dhe ka kërkuar nga ai dhe Beogradi që t’i ndalin etiketimet dhe sharjet.

“Burri im është shok i Milun Milenkoviqit, ata kanë themeluar një klub së bashku, janë trajnuar, por nuk është e vërtetë se e kanë ndjekur për ta arrestuar, siç ka thënë drejtoria e përgjithshme e Zyrës për Kosovë.” – ka thënë ajo për portalin serb N1.

Ajo ka thënë se situata nuk është e sigurt dhe këto etiketime nga Beogradi për serbët që janë dhe duan të jetojnë në Kosovë nuk janë të mira.

“Situata është e tillë që kujtdo që përmendet emri, ai mund të arrestohet më pas.” – ka thënë ajo dhe i bëri thirrje Beogradit që të ndalojë thirrjet e tilla.

Petkoviq kishte thënë se policia po tenton që ta arrestojë shokun e tashmë të paraburgosurit i njohur me nofkën “Llune”.

Të ngjashme