Sport
Gruaja e Munishit reagon pas largimit nga Gjilani: “Mezi e ngarkova me një buzëqeshje”
Demokracia
22:05 | 26 Prill 2022

Share:

Skuadra e Gjilanit e shkarkoi trajnerin Ismet Munishin të hënën. Ky shkarkim erdhi një ditë pas disfatës tronditëse kundër Dukagjinit.

Munishi e mori drejtimin e Gjilanit në mars të vitit 2021, duke e udhëhequr në 47 ndeshje, por pas rezultateve jo të kënaqshme, ish trajneri i Ballkanit ndau rrugët me ekipin gjilanas.

Pas shkarkimit, ishte vet trajneri Munishi që reagoi, duke i uruar fat futbollistëve në rrugëtimin e tyre me klubin.

Por, siç duket, për t’ia rikthyer disponimin Munishit po përkujdeset një person i veçantë. Ajo është bashkëshortja e Munishit, e cila me anë të një postimi në rrjetin social, Facebook shkroi se kishte arritur t’ia rikthente buzëqeshjen trajnerit.

“Pas shkarkimit me menzi e ngarkova me nje buzeqeshje!!! Treneri jem” – shkroi Flutura, transmeton Insporti.

Ndryshe,  47-vjeçari ka ndërruar ekip plot tetë herë që prej se e udhëhoqi Vushtrrinë drejt titullit të kampionit të Kosovës në sezonin 2013/14.

Të ngjashme