Sport
Gripshi në stilin “alla Ibrahimoviq” – dalin pamjet e golit spektakolar në miqësore
Demokracia
23:17 | 24 Janar 2023

Share:

Ballkani ka shënuar një tjetër fitore në ndeshje miqësore në Antalia të Turqisë, atje ku po qëndron për fazën përgatitore.

Kampioni në fuqi i Kosovës ka triumfuar 5:2 kundër Oleksandriya, shkruan Demokracia.com.

Golat për Ballkanin i kanë shënuar i sapotransferuari Trashi si dhe Rrahmani, Gripshi, Korenica e Berisha.

Nga shtatë gola sa u realizuan, bindshëm më i miri ishte ai i mesfushori Nazmi Gripshi.

Mesfushori i Ballkanit realizoi supergol në stilin “gërshërë” në minutën e 18-të të sfidës kontrolluese.

Para kësaj miqësoreje, Ballkani kishte mposhtur edhe Beroen e Bullgarisë dhe Kaysarin e Kazakistanit./Demokracia.com/

Të ngjashme