ShowBiz
Grimerja e njohur Sellma me urim të veçantë për Vjosa Osmanin
Demokracia
13:20 | 08 Prill 2021

Share:

Grimerja e njohur, Sellma ka uruar bashkëvendasen e saj Vjosa Osmanin për postin e presidentes.

Grimerja shqiptare, Sellma Kasumoviq e cila është me prejardhje nga Mitrovica numëron plot 1 milion ndjekës nga e gjithë bota në rrjetin social Instagram.

Në postimin e saj të fundit ajo ka publikuar një fotografi me Vjosa Osmanin, presidenten e Kosovës, shkruan Demokracia.com.

Ajo ka uruar Vjosën për postin e ri, duke shkruar se kur sheh Vjosën, i kujtohet Michelle Obama.

“Sa herë e shikoj Vjosa Osmanin, më kujtohet thënia e famshme e Michelle Obames “When they go low, we go high” (Kur ata bien, ne ngritemi lartë)”, ka shkruar Sellma në postimin e saj në Instagram.

Tutje vazhdon, “Dhe nuk ka ku te shkoj më lart, ekselenca e saj, Presidentja e Kosoves, znj. Vjosa Osmani”.

“Bashkëvendasja ime, të uroj me zemër të përfaqësosh Kosovën dhe njëkohësisht Mitrovicën tonë të dashur!”.

Ajo ka falenderuar presidenten, e cila i ka besuar punës së grimeres dhe stafit të saj.

“Të falenderoj nga zemra dhe ndihem e nderuar që i beson duarve dhe punës së stafit tonë”, shkruan Sellma.

Ajo përmbyll urimin e saj për presidenten duke shkruar “Ti je zëri ynë”. /Demokracia.com/

Të ngjashme