Ka qenë një nga lëvizjet më surprizuese të minutës së fundit të merkatos, ku Antoine Griezmann transferohet sërish tek Atletico Madridi pasi duke u larguar nga Barcelona.
Sulmuesi francez rikthehet tek skuadra “Los Colchoneros” pas dy sezonesh për të hedhur pas atë aventurë jo sipas pritshmërive të klubit katalanas. Së fundmi 30-vjeçari ka përshëndetur Barcelonën në profilin e tij në rrjetin social “Instagram” duke shkruar se ka dhënë gjithçka për fanellën blaugrana:
“Po largohem duke i falënderuar të gjithë ngrohtësinë tuaj. Kam dhënë gjithçka për këtë fanellë dhe po largohem i trishtuar duke mos e shijuar mbështetjen tuaj në stadium, por ndihem shumë krenar që isha njëri nga ju.”, përfundoi shkrimin e tij Griezmann.
Gjatë sezonit të kaluar me fanellën e Barcelonës, Griezmann u aktivizua në La Liga në 36 ndeshje nga ku realizoi dhe 13 gola, ndërsa në këtë sezon luajti 3 sfida. /Demokracia.com
View this post on Instagram