Lajme
Grida Duma tregon pse e la politikën: Meritokracia është vrarë nga kryetarokracia
Demokracia
23:18 | 14 Nëntor 2022

Share:

Ish-deputetja e Partisë Demokratike (PD) në Shqipëri, Grida Duma ka braktisur politikën për televizionin.

Tani e tutje, Dumën do ta shohim si autore dhe moderatore të Top Story në Top Channel.

Në emisionin e saj të parë, ish-demokratja tregoi arsyet psë është tërhequr nga politika, duke theksuar se meritokracia në politikën shqiptare është vrarë nga kryetarokracia

Tutje, ajo tha se kryetarët të cilët flasin për votën e lirë apo demokracinë, janë ata që përcaktojnë garat.

“Vritet gara brenda establishmentit politik, gara nuk është vrarë nga ekonomia e tregut meritokracia, demokracia është vrarë nga kryetarokracia. Kryetarët të cilët flasin për votën e madhe të lirë, dhe që bërtasin ende që ua kanë shpërblyer shqiptarëve demokracinë me votën e lirë në fakt janë të parët që në një vend postkomunist, patriarkal, gjëja e parë që bëjnë është të përcaktojnë garat, kartat e anëtarësisë, t’i lëmë ato filmat e listave. Një kryetar e di shumë mirë që mjafton një simbolikë e vetme dhe e ka paracaktuar garën edhe sikur ta marri atë kandidatin dy herë në foto në krahun e djathtë, edhe sikur ta marrë në një fushatë të vockël aty brenda qytetit duhet kush do të fitojë. Sepse në fakt të gjithë kemi qenë, unë kam qenë brenda një partie politike dhe e kam ditur shumë mirë që disa gjëra janë me sikur, i kam duruar disa gjëra me sikur, me idenë që duhet të jesh brenda sistemit për të ndryshuar sistemin. Një gjë e kam parë dhe pse mendoj se i ka kaluar koha dhe këtij shansi për sistemin. Kam parë që shoqëria është një gjallesë e gjallë, shoqëria nëse ushqen me gënjeshtër do të japë të njëjtën çorbë dhe atë çorbë i dha shqiptarëve shoqëria shqiptare kur vijoi të mbajë këtë establishment politik dhe vijon e mban këtë establishment politik për të keqen e vetes dhe të keqen e të gjithës. Në një mënyrë apo një tjetër”, tha Duma.

Të ngjashme