Mirlind Daku ka shkëlqyer mbrëmjen e së dielës në kuadër të xhiros së nëntë në kampionatin elitar të Kroacisë.
Sulmuesi gjilanas me dy gola të shënuar u bë figura kyçe e tri pikëve të Osijekut e cila e mposhti 3-2 Gorican, shkruan Demokracia.com.
Golave të Dakut i është gëzuar edhe sulmuesi shqiptar, Eros Grezda që ka reaguar nëpërmjet rrjeteve sociale.
“Bravo, djali im i dashur”, ka shkruar Grezda për Dakun në rrjetet sociale.
Grezda është gjithashtu pjesë e Osijekut të Kroacisë, ndërsa ka lidhur miqësi të mirë me Dakun.
Kujtojmë se Mirlind Daku u rikthye këtë verë te klubi kroat, ngase ishte i huazuar te Ballkani me të cilën theu rekordin e golave brenda një edicioni. /Demokracia.com