Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha ka reaguar pasi Ministria e Financave ka kërkuar nga Këshilli Grevist listën e personave që po marrin pjesë në grevë për t’ua ndalur pagën dhe pezulluar kontratat.
Berisha në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se provokimi i situatës përmes tashmë provokimit të punëtorëve të arsimit dhe të tjerë, nga ana e Albinit, është një tendencë për t’ua mbyllë gojën ose për ti nxitur në demonstratë kundër qeverisë, duke i krahasuar ata me protestuesit serbë në veri.
Postimi i plotë:
Provokimi i situatës përmes tashmë provokimit të punëtorëve të arsimit dhe të tjerë, nga ana e Albinit, është një tendencë për t’ua mbyllë gojën ose për ti nxitur në demonstratë kundër qeverisë, duke i krahasuar ata me protestuesit serbë në Veri!
E kënd?!
Arsimtarët, puna e të cilëve është në themelet jo vetëm të Republikës së Kosovës por edhe të çdo familje shqiptare kosovare!
Këta burra e kanë mundur Millosheviçin me 200.000 ushtarë e polic o Albin zeza!
Kërkesa e tyre për mbijetesë në këtë kohë krize, e ka mbështetjen time shpirtërore e humane!
Jam me Ju të dashur arsimtarë dhe do ta ndaj rrogën time të deputetit, me dy prej jush që mi cakton sindikata.
Shembja e qeverisë së mashtrimit kombëtare, e qeverisë Kurti, duhet të dalë nga dyert e Universitetit, nga dyert që bëjnë të shndrisë Dielli i lirisë për kombet e pushtuara nga regjimet totalitare a autokratike!
Kjo është edhe një shkelje e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, përmes së cilës garantohet e drejta e punëtorëve për të mbështetur kërkesat e tyre. Ndaj sanksionimi penalizues i kësaj të drejte universale të punëtorëve të arsimit dhe në përgjithësi administratës dhe shërbimeve, që bëri qeveria Kurti, është në vazhdën e veprimeve për instalimin e diktaturës neokomuniste.