ShowBiz
Greta Koçi konfirmon se po bëhet nënë për herë të parë
Demokracia
22:12 | 09 Shtator 2023

Share:

Këngëtarja e njohur shqiptare, Greta Koçi është në pritje të ëmbël.

Artistja nga Shqipëria ka konfirmuar se po bëhet nënë për herë të parë.

Ajo e konfirmoi lajmin e lumtur përmes një videoje që e ndau me fansat e saj në Instagram.

Autorja nuk ka zbuluar gjininë, por tha se është më e lumtur se kurrë më parë, ndërsa shkëlqente në një fustan të shkurtër shumëngjyrësh.

“Në pritje të ëmbël…më e lumtur se kurrë”, ka shkruar Greta në mbishkrimin e postimit.

Të shumta ishin komentet nga ana e fansave dhe miqve të saj, të cilët e uruan për shtatzëninë.

Theksojmë Greta prej vitesh është zhvendosur në Austri, atje ku jeton me bashkëshortin, identitetin e të cilit nuk e ka zbuluar akoma. /Telegrafi/.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by GRETA KOCI (@gretakoci1)

Të ngjashme