Lajme
Greqia: S’kemi ndryshuar qëndrim për Kosovën, KFOR-i vepron me Rezolutën 1244
Demokracia
15:07 | 11 Mars 2022

Share:

Ministria e Jashtme e Greqisë ka thënë se shteti grek nuk ka ndryshuar qëndrim rreth njohjes së Kosovës.

Duke i komentuar deklaratat e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, se shteti i Kosovës e ka objektiv kryesor anëtarësimin në NATO, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë, Alexandros Papaioannou, ka thënë se qëndrimi grek për Kosovën nuk ka ndryshuar.

“Qëndrimi i Greqisë për çështjen e Kosovës nuk ka ndryshuar”, ka thënë Papaioannou, shkruan Demokracia.com.

“Shiko, së pari, kjo është një pyetje hipotetike, më lejoni të them: nuk është bërë kërkesë, por përtej kësaj, siç e dini, aktualisht janë 4 vende të NATO-s që nuk e njohin Kosovën dhe në fakt KFOR-i, forca e NATO-s në Kosovë, për momentin vepron në kuadër të Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara”, ka thënë zyrtari grek, raporton Demokracia.com.

Duke përmendur luftën në Ukrainë, presidentja Osmani kishte thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO është i domosdoshëm që të ruhet paqja në rajon.

“Anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik i shtetit tonë, andaj anëtarësimi është më i domosdoshëm se kurrë dhe është parakusht për paqen në rajon”, ishte thënë Osmani.

Presidentja Osmani kishte shtuar se “kërcënimet ndaj lirisë janë realitet që akoma po e përjetojmë”.

Edhe ministri Armend Mehaj, po ashtu, kishte kërkuar që anëtarësim të përshpejtuar të Kosovës në NATO dhe vendosje të Bazës së Përhershme të Forcave Amerikane në Kosovë.

Mehaj kishte thënë se kjo është nevojë e menjëhershme për garantimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë./ Demokracia.com/

Të ngjashme