Lajme
Greqia po përballet me valën e tretë të COVID-19
Demokracia
13:42 | 09 Shkurt 2021

Share:

Greqia po përballet me një valë të tretë të koronavirusit.

Këtë e ka bëtë të ditur ministri grek i Shëndetësisë, Vassilis Kikilias pak para takimit urgjent mbi pandeminë, me ministrat e qeverisë.

Ministri Vassilis Kikilias shtoi se ekspertët dhe qeveria po takohen për të vlerësuar mundësinë e masave të reja, shkruajnë mediat e huaja përcjell Demokracia.com.

“Analizat që po marr nga ekspertët tregojnë se vala e tretë po mbërrin në vendin tonë”, tha Kikilias.

Në zonën metropolitane të Athinës, 71 për qind e shtretërve të kujdesit intensiv janë aktualisht të zëna, ndërsa në të gjithë Greqinë 270 njerëz janë në spital në gjendje të rëndë.

Numri aktual i të vdekurve nga COVID-19 në Greqi është 6 mijë persona. Nga një popullsi prej rreth 11 milionë banorë, rreth 420 mijë kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër CIVID-19.

Greqia ka qenë në një bllokim kombëtar që nga nëntori por kufizimet u lehtësuan për festat e fundvitit dhe numri i rasteve filloi të rritej menjëherë. /Demokracia.com/

Të ngjashme