Lajme
Greqia nuk është gati të njoh Kosovën, por vetëm të ngrejë nivelin e marrëdhënieve bilaterale
Demokracia
17:01 | 27 Maj 2021

Share:

Greqia është e gatshme të rrisë nivelin e marrëdhënieve me Kosovën, por jo edhe të njohë Kosovën, mësohet nga një non-paper që i është dorëzuar Ministrisë së Jashtme të Kosovës.

Në dokumentin që e ka siguruar Demokracia.com, të cilin Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë i ka dorëzuar Zyrës së Kosovës në Athinë, Greqi, propozohet që zyra të quhet “Zyra e Interesave të Kosovës në Athinë” dhe se ky riemërim do të bëhet pa prejudikuar qëndrimin e Greqisë ndaj statusit të Kosovës.

Ndryshimi kryesor, sipas këtij non-paper, është se Shefi i Zyrës si dhe zyrtarët tjerë të saj, do të mund të vizitojnë Ministrinë e Jashtme të Greqisë dhe të mbajnë takime me zyrtarët e Ministrisë që janë kompetent për çështjet relevante për aktivitetet e Zyrës.

Por, zyra përsëri nuk do të ketë status diplomatik apo konsullor dhe stafi i saj nuk do t’i gëzojë privilegjet dhe imunitetet që i gëzon stafi i misioneve diplomatike e konsullore të akredituara në Greqi. As zyra e as veturat e shfrytëzuara nga Zyra nuk do të mbajnë simbole shtetërore dhe korrespondenca me autoritetet greke do të bëhet me dokumente që nuk përmbajnë simbole shtetërore.

Javët e fundit, mediat e rajonit kanë shkruar se Greqia është duke shqyrtuar njohjen e shtetit të Kosovës.

Më 4 qershor, Ministri i Jashtëm i Greqisë do të vizitojë Kosovën. Kjo është hera e dytë që një Ministër i jashtëm i Greqisë viziton zyrtarisht Kosovën. /Demokracia.com/

Të ngjashme