Greqia i ka dhuruar Shqipërisë 100 mijë doza të vaksinave kundër COVID-19.
Kështu ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, në një postim në rrjetin social “Facebook”, në të cilin thuhet se dozat e dhuruara janë “AstraZeneca”, përcjell Demokracia.com.
“1 milion e 220 mijë e 70 vaksina antiCOVID kanë mbërritur deri tani në vendin tonë. Jemi të vendosur për të vijuar pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit, derë më derë, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve”, ka shkruar Manastirliu.
Postimi i plotë i Manastirliut, pa ndërhyrje:
100,000 doza të vaksinës AstraZeneca sapo kanë mbërritur në Institutin e Shëndetit Publik, falë solidaritetit dhe mbështetjes së qeverisë së Republikës së Greqisë për Shqipërinë???????
? 1,220,070 vaksina anticovid kanë mbërritur deri tani në vendin tonë. Jemi të vendosur për të vijuar pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit, derë më derë, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve. /Demokracia.com/