Kombëtarja e Kosovës në futboll të dielën do ta zhvillojë njërën prej ndeshjeve kryesore në Ligën e Kombeve ku ndeshet me Greqinë, shkruan Demokracia.com.
Ky takim është vendimtar për dardanët të cilët synojnë vendin e parë në Grup, por për ta arritur këtë duhet medoemos të fitojnë, ndryshe i humbin gjitha gjasat.
Ndeshja luhet në Volos të Greqisë, ndërsa kompanitë e basteve tashmë kanë dhënë vlerësimet e tyre për këtë takim.
Fitorja e Greqisë kap kuotën 1.75, ajo e Kosovës 4.50 ndërsa barazimi është 3.60. Sigurisht që në këtë vlerësim kanë ndikuar paksa edhe mungesat e shumta që janë në kampin e Kosovës. /Demokracia.com