OpEd
GREQIA ËSHTË “AKTOR KRYESOR” I DESTRUKSIONIT NË RAJONIN TONË 
Demokracia
22:15 | 23 Shtator 2023

Share:

Milazim KRASNIQI

Deklarata e ministres Donika Gërvalla për Greqinë, si “një aktor kryesor në rajonin tonë me të cilin ne ndajmë një gamë të gjerë vlerash dhe qëllimesh” nuk shprehë të vërtetën.

Në të vërtetë, Greqia tërë këto decenie, që nga fillimi i krizës së ish Jugosllavisë, ka qenë aktor i destabilizimit  të rajonit dhe përkrahëse e politikave  serbe të agresionit.

1. Greqia e ka përkrahë haptas Millosheviqin në projektin e tij për Serbinë e Madhe. Ka qenë proklamuar edhe një federatë serbo-greke, (Për ta gëlltitëe Maqedoninë) të cilën Millosheviqi e pati quajtur si “oksigjen për ortodoksinë.”

2. Greqia pati përkrahë politikën gjenocidale të Karaxhiqit në Bosnje.

3. Greqia ka bllokuar me decenie Maqedoninë, deri sa ia imponoi edhe ndryshimin e emrit.

4. Greqia nuk e pranon shtetin e Kosovës dhe faktikisht e nxitë destabilizimin rajonal, duke e përkrahë politikën imperiale serbe.

5. Greqia e mban ende ligjin e luftës ndaj Shqipërisë, për pushtimin italian të Greqisë. Dhe bën lloj lloj presionesh destabilizuese mbi Shqipërinë, si sponzorizimi i rebelimit të vitit 1997, aksioni “Fshesa” e deri te presionet e tashme për rastin Beleri.

6. Përtej politikave të saj destruktive e destabilizuese në rajon, Greqia ka qenë “aktor kryesor” në kërcënimin e paqes në Mesdhe. Politikat greke të anshlusit të Qipros dhe rreziku që ajo politikë të hapë mundësitë e penetrimit të BRSS në limanet greke e qipriote, pati provokuar intervenimin turk në Qipro, të lejuar edhe nga SHBA.

7. Që nga viti 1981, kur Greqia u bë anëtare e Bashkimit Evropian, ajo edhe në Bashkimin Evropian më shumë ka prodhuar kriza, se sa vlera. Kriza e saj financiare shkaktoi turbulenca të mëdha në BE, duke rrezikuar edhe ekzistencën e euros.

8. Greqia ka modelin partiak më të keq të mundshëm: partitë kryesore politike janë si biznese familjare të disa familjeve si familjet Papandreu, Micotakis, të cilat qeverisin me decenie, duke u alternuar. Prandaj duket jonormale kjo lloj grekofilie e qeverisë Kurti, jo vetëm në rastin e ministres Gërvalla. Nuk besoj se mund t’i atribuohet virulenca e kësaj grekofilie vetëm ndikimit të një nëpunëseje të LVV, si Dejona Mihali.

As preferencave ideologjike të majta të Kurtit, ngase Micotakis është i qendrës së djathtë. As mungesës së informatave për rolin destruktiv të Greqisë në krizën në ish Jugosllavi. As mungesës së përvojës për qëndrimin zyrtar grek kundër pavarësisë së Kosovës. Nuk ka as mungesë njohurish për politikën konstante antishqiptare të qeverive greke. Duhet të ketë diçka më shumë dhe përtej asaj që dihet e që duket. (23 shtator 2023) 

Të ngjashme
OpEd • 29 Nëntor 2023
OpEd • 29 Nëntor 2023
OpEd • 28 Nëntor 2023
OpEd • 28 Nëntor 2023