Lajme
Greqi: Shpërthim brenda fabrikës së peshkut, vdesin një shqiptar dhe një grek
Demokracia
18:56 | 04 Shtator 2022

Share:

Një shpërthim i gazit ka ndodhur këtë të diel brenda fabrikës së peshkut këtë diel në Prevezë të Greqisë.

Raportohet se si pasojë e këtij shpërthimi kanë vdekur një shqiptar dhe një grek.

Derisa raportohet edhe për një grek i cili ka marrë lëndime të rënda dhe është dërguar në spital, shkruan Abcnews.al.

Viktima me origjinë greke quhet Gjerasimos Faturos, 39 vjeç, baba i tre fëmijëve të vegjël.

Ndërkaq emigranti shqiptar mësohet se ka qenë 40 vjeç.

Gjithçka ka ndodhur në pak minuta dhe askush nuk mund t’i thotë me siguri shkaqet, por informacionet e para tregojnë se bëhet fjalë për një shpërthim të gazit.

Sipas informacioneve paraprake trupi i 39-vjeçarit grek është gjetur i prerë në dysh.

Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa ka nxjerrë nga banesa edhe banorët e zonës.

Të ngjashme