Lajme
Grenell reagon sërish: Kurti do të jetë kundër Bidenit, ai thellësisht është anti-amerikan
Demokracia
16:07 | 03 Mars 2021

Share:

Ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar sërish kundër kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti duke e quajtur “anti-amerikan”.

Grenell përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë se Kurti ishte kundër presidentëve amerikanë.

“Ai do të jetë sërish kundër Joe Biden. Ai është thellësisht anti-Amerikës.”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Albin Kurti ishte kundër Bill Clintonit në Rambuje. Kurti ishte kundër George Bush në Vienë. Kurti ishte kundër Barack Obamas dhe Joe Biden për Demarkacionin. Kurti ishte kundër Donald Trumpit për normalizimin e Ekonomisë. Ai do të jetë sërish kundër Joe Biden. Ai është thellësisht anti-Amerikës./Demokracia.com/

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1367111910164811781

Të ngjashme