Lajme
Grenell: Pse Kurti po flet për zhbërjen e shtetit të vet?!
Demokracia
17:30 | 04 Mars 2021

Share:

Ish-emisari i posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka kërkuar nga administrata Biden që të dënohen deklaratat e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kuritit.

Richard Grenell, ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka kërkuar nga administrata Biden që të dënohen deklaratat e Albin Kurtit për bashkim kombëtar, shkruan Demokracia.com.

“Kjo duhet të dënohet nga Joe Biden dhe administrata e tij. Pse Albin Kurti po diskuton për zhbërjen e shtetit të tij”, ka shkruar Grenell në një postim në Twitter.

Grenell ka shpërndarë një artikull të EuroNews, ku lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes thotë se do të votonte për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Postimi i plotë i Richard Grenell:

Kjo duhet të dënohet nga Joe Biden dhe administrata e tij. Pse Albin Kurti po diskuton për zhbërjen e shtetit të tij?!/Demokracia.com/

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1367502908393205760

Të ngjashme