Lajme
Grenell për fjalët e komandantit të KFOR-it: Akuzat ndaj Kurtit janë serioze
Demokracia
10:39 | 06 Qershor 2023

Share:

Para pak ditësh në një intervistë për gazetën italiane për “Corriere della Sera”, komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major, Angelo Michele Ristuccia konsideroi se ky mision “nuk është çadër për t’u strehuar pas veprimeve të njëanshme”. Këto fjalë, ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell po i konsideron si “akuza serioze”.

Në një përgjigje të tij për mediumin “The Pavlovic Today”, Grenell ka deklaruar se këto akuza janë serioze dhe se “populli i Kosovës meriton më mirë”.

Madje, ai citohet të ketë deklaruar se “Kurti ka arritur ta izolojë plotësisht Kosovën”.

Grenell ka shprehur shqetësimet e tij edhe në lidhje me mandatin e kryetarëve të zgjedhur në komunat në veri të Kosovës.

“Nëse ata janë zgjedhur siç duhet, atëherë pse BE-ja po kërkon zgjedhje të reja?”, pyeti Grenell.

“Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR-i) nuk mundet dhe nuk duhet të konsiderohet si një çadër ku duhet të strehohesh pas veprimeve të njëanshme që shqetësojnë balancat e pasigurta”, tha Komandanti i KFOR-it ditë më parë.

Të ngjashme