Lajme
Grenell: Kurti hodhi gaz lotsjellës përkundër thirrjeve të Bidenit dhe Obamës
Demokracia
18:27 | 02 Mars 2021

Share:

Ish-emisari i Shteteve të Bashkuar të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, kujtoi kohën kur kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti kishte hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Richard Grenell, ish-emisar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, ka vazhduar kritikat e tij në drejtim të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, shkruan Demokracia.com.

Grenell kujtoi kohën kur Kurti kishte hedhur gaz lotsjellës në kuvend, siç shkruan ai, për të ndaluar demarkacionin me Malin e Zi.

Grenell ka shkruar në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Twitter se,  Kurti  kishte hedhur gaz lotsjellës brenda Karlamentit të Kosovës, në përpjekje për ta ndalur demarkacionin me Malin e Zi, siç tha ai të përkrahur nga Obama dhe Biden.

“Albin Kurti hodhi gaz lotsjellës brenda Parlamentit të Kosovës, në përpjekje për ta ndalur demarkacionin me Malin e Zi, të përkrahur nga Presidenti Obama. Joe Biden, po ashtu, kërkonte në atë kohë Kurti që ta përkrahte Demarkacionin – dhe ai zgjodhi rrugën e terrorizmit”, shkruan Grenell në Twitter.

Sot gjatë ditës, ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka shkruar edhe një tweet, në të cilin e ka quajtur kreun e LVV-në, Albin Kurtin një “majtist anti-amerikan”.

Postimi i Richard Grenell, pa ndërhyrje:

Albin Kurti hodhi gaz lotsjellës brenda Parlamentit të Kosovës, në përpjekje për ta ndalur demarkacionin me Malin e Zi, të përkrahur nga Presidenti Obama. Joe Biden, po ashtu, kërkonte në atë kohë Kurti që ta përkrahte Demarkacionin – dhe ai zgjodhi rrugën e terrorizmit./Demokracia.com/

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1366784880667889665

Të ngjashme