Lajme
Grenell e quan Kurtin anti-amerikan: Duhet ta ndalojë ekipi i Bidenit
Demokracia
16:05 | 02 Mars 2021

Share:

Ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka quajtur kreun e LVV-në, Albin Kurtin një “majtist anti-amerikan”.

Grenell përmes një shkrimi në llogarinë zyrtare në Twitter, ka thënë se Kurti ka qenë gjithmonë kundër politikës së SHBA-së, përcjell Demokracia.com.

“ Lideri i ri i Kosovës majtisti anti-amerikan, Albin Kurti, ka qenë kundër politikës së SHBA’së që janë sygjeruar nga Bill Clinton, Geroge Bush, Baracka Obama dhe Donald Trump. Ai gjithmonë është anti-amerikan”, ka theksuar Grenell.

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1366749834217054219

Grenell në fund ka shkruar se ekipi i Biden duhet ta ndalojë këtë./Demokracia.com/

Të ngjashme